1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Koha kur Konjufca i kërkonte Thaçit garanci që Veriu s’do të përfundojë në negociata: Kjo duhet të jetë sigurim

Ndarja e Kosovës është vetëm një ëndërr e parealizueshme e Beogradit, deklaronte kështu në vitin 2012 kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur në Kuvend debatohej për takimin e tij me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Ish-deputeti i VV-së, tash kryeparlamentar, Glauk Konjufca kërkonte nga Thaçi garanci se Veriu nuk do të përfundojë në negociata.

Konjufca kishte pasur disa replika me Thaçin, të cilit i kërkonte që të betohej se nga ky proces i bisedimeve, veriu i Kosovës nuk do të fitojë autonominë.

“Më duket që kryeministri bëri disa përfundime të pavërteta me gjestin tim. Unë nuk mendova që e kam hedh flamurin, e kam lënë të palosur në foltore, me qëllim që ju ta vendosni dorën aty dhe të betoheshit që nuk do të ketë kurrfarë autonomie për Veriun e Kosovës. Kjo duhet të jetë garanci, sigurim i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë të drejtë të jenë të shqetësuar me çka po dëgjojnë, që veriu do të përfundojë në negociata. Ju nuk mund të shtireni se e doni flamurin më shumë se ne.”

Ndonëse kanë kaluar shumë vjet që nga ajo kohë, bashkë me skenën politike, kanë ndryshuar edhe deklaratat e krerëve të Vetëvendosjes.

Albin Kurti, i cili tash është në krye të Qeverisë, më 18 mars është takuar në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin kanë pranuar ankesin e zbatimit të marrëveshjes së mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kurti ka thënë se në bazë të kësaj marrëveshje, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë i paraparë në marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur së fundmi, nuk nënkupton vetadministrim. Ai iu përgjigj kritikave të opozitës në lidhje me pikën 7 të kësaj marrëveshje që parasheh “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetadministrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputetëve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”.

Kryeministri Kurti tha para deputetëve se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara.

Në marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër, specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015.

Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img