1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Koha e apeleve për votim të demarkacionit ka mbaruar, nëse nuk kalon duhet të shkojmë në zgjedhje”

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedhë në votim dy herë demarkacionin. Një herë e tretë po tentohet që të bëhet gjatë seancës së sotme, por aktualisht Kuvendi ndodhet në pauzë. Shoqëria Civile po i bënë thirrje deputetëve që të vendosin për të ardhmen e Kosovës, duke e ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se, sot deputete, me votën e tyre  do te vendosni jo vetëm për të treguar se në çfarë besojnë, por edhe për te ardhmen e vendit.

Ish ambasadori kosovarë ka thënë se, nëse nuk kalon demarkacioni, duhet të shkohet ne zgjedhje te reja.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Pecit:

Shumica absolute e deputeteve te partive politike shqiptare janë duke e përkrahur marrëveshjen e demarkacionit. Dikush mund te thotë se shumica mund ta këtë gabim, por ne këtë rast nuk mund te themi se edhe pakica e ka te drejte.

Sot, deputete, me votën e juaj do te vendosni jo vetëm për të treguar se në çfarë besoni, por edhe për te ardhmen e vendit tone – përfundimin e izolimit te popullit dhe përafrimin me perëndimin, apo izolimin e mëtutjeshëm dhe shndërrimin në një vend qe prodhon pasiguri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img