Kocijançiç: Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi

50
Advertisement

Përgaëqsuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialogun midis Beogradit e Prishtinës. Kështu e citon Maja Kocijançiçin, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë, e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, transmeton Koha.net.

Advertisement

Në lidhje me pohimet se në gjithë këtë proces do të mund të pëfshiheshin aktivisht Gjermania dhe Franca, Maja Kocijançiç ka thënë se përshëndetet çdo angazhim dhe mbështetje që lehtëson dialogun, përfshirë edhe takimin e ri të mundshëm.

Kocijançiç ka deklaruar se kryediplomatja europiane vazhdon të jetë në krye të misionit të saj.

“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë do të jetë pjesë e takimit të liderëve në kuadër të procesit Bërdo-Brione në Tiranë më 8 e 9 maj. Ajo është e gatshme që sërish të caktojë takimin për dialog. Po ashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të heqë taksën në mënyrë që të mundësojë përtërirjen më të shpejtë të dialogut”, ka thënë Maja Kocijançiç, siç e citon “V.Novosti”, transmeton Koha.net.

PostAdssFotoja e reklamës