-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Koci me akuza të rënda për VV-në: Ju jeni vrasësit e Astritit, ka me ju vra gjaku i tij

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike.

Ai ka bërë me dije se VV-ja po kërkon drejtësi vetëm se zgjedhjet nacionale janë afër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka akuzuar drejtpërdrejt VV-në për vrasjen e Astrit Deharit.

Sipas tij, këtë parti do ta vret gjaku i Astritit.

“Era zgjedhje po vjenë! Janë qu në këmbë nekrofilët politik-nekropolitikanët e VV-së(siç i quan B. Latifi), dhe po ua lëkundin eshtrat të vdekurëve! Të tillët vetem mbi të vdekurit krijojnë kauza. Po ku ishit o mjeranë ma herët, po tash në fund të mandatit po kerkoni, gjoja,“ drejtësi për Astrit Deharin”. Kerkone te vetja juaj shkakun e vetëvrasjës së tij. Sepse ju përfituat dhe përpiqeni akoma të përfitoni prej gjakut të tij, tashmë edhe i vdekur”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkua llogari nga partia në pushtet edhe për zhdukjen e mostrave të të ndjerit.

“Pse dogjët IML-ën, ma shumë se dy herë dhe pse vodhet mostrat dhe i kthyet ato pa dhënë kurrë asnjë shpjegim. Veprimet e juaja po ngjajnë në ate kur hajni thot kapeni hajnin! Kot akuzoni të tjerët. Ju jeni vrasësit e Astritit. Ka me ju vra gjaku i tij”, ka shkruar Koci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img