Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh tejet i lumtur me arritjen e koalicionit të parë parazgjedhor me Partinë Shqiptare Demokristiane.
Abdixhiku tha se ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi.
“Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare!”, tha ai.
Ai theksoi se “LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!”.