1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Koalicioni LDK-PDK në rrezik? LVV-ja konfirmon se ka një shumicë të re në Prishtinë

Me 26 asamblistë, të përbërë nga partitë opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së, AKR-së, Nismës dhe një të pavaruri, një shumicë e re është krijuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Të enjten, shumica e re në Kuvendin Komunal mori vendim për shkarkimin e 20 aksionarëve të Komisioneve Komunale të Aksionarëve, të cilët ishin vendosur aty nga koalicioni qeverisës mes Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike në Prishtinë.

Koalicioni i kryetarit Përparim Rama nuk e ka më shumicën në asamble.

Pas largimit të kryesuesit Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe bashkimit të opozitës LVV-AAK-AKR dhe Nisma, shumica e re do të diktojë votimet në Asamblenë Komunale në Prishtinë.

Paparaci, nga burime të afërta brenda kabinetit qeverisës të Përparim Ramës në Prishtinë ka marrë vesh se Partia Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë e prishjes së koalicionit me LDK-në pas zhvillimeve të së enjtes. Pothuajse gjysma e 20 aksionarëve të shkarkuar dje, i përkisnin PDK-së.

Ekzistencën e shumicës së re e ka konfirmuar të enjten në mbrëmje, Gëzim Sveçla, kryetar i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë dhe një nga figurat qendrore të kësaj partie në kryeqytet.

“Momentalisht në Kuvendin Komunal të Prishtinës është krijuar një shumicë e re. Ne sot [dje, v.j] kemi qenë 26 asamblistë të pranishëm, të cilët jemi të gatshëm për bashkëpunime dhe projekte të cilat shkojnë në të mirë të qytetarit. Nuk do të bllokojmë asnjë proces, do të jemi bashkëpunues për ata që kanë qëllime të mira për qytetin”, tha Sveçla për Kanal 10 të enjten në mbrëmje.

Ai tha se shkarkimi i 20 aksionarëve dhe zëvendësimi i tyre me asamblistë nga radhët e “shumicës së re”, është bërë shkaku i keqmenaxhimit të ndërmarrjeve publike komunale nga qeverisja e Përparim Ramës.

“Nuk do të keqmenaxhojmë sikurse kanë keqmenaxhuar ata deri më tani. Nuk do të punësojmë më persona skajshmërish politik në postet e ndërmarrjeve”, u shpreh Sveçla.

Sveçla tha se keqmenaxhimin e ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë e ka evidentuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, i cili të enjten njoftoi dorëheqjen nga LDK-ja.

“Mbase top-lajm i djeshëm ishte asamblisti më i votuar i LDK-së, i cili është kryesues i Kuvendit, e që u largua nga LDK-ja pikërisht për shkak të keqmenaxhimit të këtyre ndërmarrjeve që janë pasuri e përbashkët e qytetarëve të Prishtinës”, tha ai. /Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img