Site icon PrishtinaPress

“Koalicioni i shpresave” çon pa shmangshem vendin në zgjedhje!

Shkruan: Halit Krasniqi

Konceptimi për të prodhuar pretekste dhe krijimi një pas një i tyre, për të nxitur mos arritjen e marrëveshjes, sa herë që dukej se po afrohej momenti i saj, tregon sheshazi se VV-ja pretendon t’i drejtohet kutijave të votimit. Ajo tashmë ka bindje se në zgjedhjet e radhës aktualisht është e preferuara e elektoratit të Kosovës. Sigurisht, gjenden motive se mund të ndodhë kështu.

Gjithashtu edhe të LDK-ja, që është me më pak vota pas saj, mbretëron një bindje me shumë të drejtë, se do të mund të rritej duke e ngjallur vullnetin e votuesve të saj.

Nënkryetari më me ndikim brenda saj, nuk shquhet në shkenca të caktuara të dijes, absolutisht në asnjërën, sikur ndonjëri nga akademikët e saj. Por, ai shquhet me intiutë dhe devotshmëri në konceptin e ideve të tij dhe në përcaktimet për realizimin e tyre. Ka profil të intelektualit unikat dhe performancë simpatike të njeriut me përkushtim tradicional. Ai shquhet me adn-në e tij atdhetare nga origjina familjare. Duke i poseduar këto karakteristika të vyrtytshme, ka triumfuar në kaq parë zgjedhje, ndaj oponencës lokale në komunën e tij.

Ky faktor, ka realizuar fitore të suksesshme në konkurenca elektorale dhe i ka mundur përfaqësuesit e luftës së lavdishme të UÇK-së, që janë histori e krenari e Kosovës dhe identitet mburrës të Llapit. Dhe jo vetëm të saj. Ata janë bërë persaonazhe frymzuese për gjeniun e melosit tonë aktualisht. Ndërsa në perspektivë e në distancë brezash edhe më shumë do të shërbejnë për inspirim në gurrën e folklorit tonë, duke vlerësuar rolin e tyre realisht pa paragjykime.

Por megjithatë, ai pa ndonjë rol në këtë lavdi të Llapit dhe të Kosovës, sikur të pësojë ndonjë metamarfozë që për mua është e pa imagjinueshme dhe të renditët në ndonjërin nga dy subjektet e mëdha, VV apo PDK, triumfin në zgjedhjet e radhës ia garanton pa dyshim në secilën që do të mund të renditej, jo vetëm në komunën e tij, por në nivel vendi. Kështu që pesha e tij në vlerësime dhe disponimi i tij për akëcilin do veprim aktualisht, është i logjikshëm.

Në të dy formacionet fituese, vërehet mungesa e vullnetit për ndryshime të pozicioneve në preferencat e tyre. Koncepte pa vizion për ndryshim dëgjojmë për cdo ditë. Deklarata të forta para dhe gjatë fushatës elektorale kanë qenë mbresëlënëse për një pjesë të madhe të elektoratit nga të dy formacionet. Ndërsa pas zgjedhjeve tani shohim lëvizje të brishta deri në veprime komike.

Alternativa në koalicion të pa deklaruar: Beso dhe Erdhi dita, është dëshprim te votuesit e saj nga protagonistët e këtij dizajnimi mashtrues. Këtë dëshprim të mundshem e dëgjojmë te votuesi i tyre, tani kur dita ju erdhi të preferuarve të tyre.

Kjo strategji e zgjedhur nga të dy formacionet “Beso” dhe “Erdhi dita”, është e dizajnuar edhe në këtë rast, për të shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Me bindjen se do të rritën sërish, secila me pretendim më të madh se tjetra.

Shkuarje në zgjedhje është e pa shmangshme në bazë të këtyre qëndrimeve. Dilemat për buxhetin mund të rregullohen lehtësisht dhe brenda ditës. Në procedura të rregullta dhe ligjore të harmonizuara dhe të dakorduara nga qeveria në dorëheqje dhe Kuvendit legjitim. Ligji për Buxhetin për vitin 2020, është i planifikuar më herët dhe vetëm kërkohet të dërgohet në Kuvend për aprovim. Ndërsa KQZ-ja ka mundësi ligjore të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme, sa herë të vendosin institucionet legjitime.

Brenga se zgjedhjet kanë kosto, është e vërtetë. Ato janë me kosto politike dhe monetare. Mendimi se do të digjen rreth 6 milionë euro edhe për një parë zgjedhje, nuk është i vërtetë. Aq para do të kushtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme, por janë më të sigurtat nga gjithë shuma buxhetorë prëj afro 3 miliardve, se kthehën në xhepin e një pjese të qytetarëve që do të inkuadrohën në procesin zgjedhor dhe në konto të ndërmarrjeve vendore që kryejnë shërbime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Me gjithë koston politike dhe monetare, kur zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje, mbajtja e tyre sërish, është normale.

Nga që në këtë raport forcash edhe po të arrihej ndonjë koalicion, është e pa mundur të shkonin këto dy formacione, me larg se në javën e tretë të janarit 2021. Konsideroj se është shumë e shëndetshme për vendin, të krijohej një qeveri e këtij koalicioni, për të parë se çfarë do të ndryshonin në jetët tona dhe sa do të prosperonte vendi ynë, nga fjalori i paparë 15 vjeçar kundër qeverive të deritashme.

Nga ndodhitë e deritashme, shkuarja te kutitë e votimit është e pa shmangshme dhe dëshirë e dyanshme e pa deklaruar e këtyre formacioneve me gjasa të barabarta të arrijnë pritshmëritë.

Duke pasur parasysh pasojat e aksidentit brenda koalicionit të fundit që nuk janë riparuar ende dhe as nuk mund të evitohen aktualisht dhe vendosmërinë e PDK-së, për asnjë lloj koalicioni as parazgjedhor, por për të qëndruar në opozitë, idetë për të shkuar në zgjedhje, bëhën edhe më të favorshme për dy motot, që nuk u jetësuan, Beso dhe Erdhi dita.

Prandaj, me fat zgjedhjet, qytetarë të Republikës së Kosovës!

Exit mobile version