7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

KMSh: Erdogani dhe Rama do të jenë të pranishëm në cenermoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ceremoninë e përurimit të xhamisë së re të Namazgjasë, ditën e enjte gjatë presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Tiranë.

KMSH-ja falënderoi dy qeveritë për realizimin e këtij projekti, ndërsa deklaroi se xhamia nuk do të jetë një thjesht një vendfalje, por një por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

“Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, shkruan në njoftim.

“Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë”, thuhet mes tjerash aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img