1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj: Vrasja e gruas shtatzënë, dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se vrasja e gruas shtatzënë është dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit.

Ky këshill vlerëson se vrasja është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit të cilat, përkundër faktit se kanë qenë të informuara për rastin në vend se të marrin masa për mbrojtje efektive të viktimës, janë mjaftuar me masa të përkohshme, të buta e që e kanë inkurajuar dorasin ta bëjë këtë krim në vend ta parandalojnë atë.

“KMDLNj-ë kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e H. M  dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjës ta nxjerrin para organeve të drejtësisë”.

“KMDLNj-ë thërret të gjithë qytetarët që të informojnë Policinë e Kosovës në rast se kanë dijeni për vendndodhjen e dorasit në mënyrë që të arrestohet sa më parë”.

“KMDLNj-ë kundërshton fuqishëm deklaratat nxitëse dhe shpërdoruese të politikanëve që duke keqpërdorur viktimat, edhe aty duan të përfitojnë politikisht”.

“Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e hetuesisë dhe drejtësisë përmes deklaratave të një folklori politik. Vetëm organet e drejtësisë kanë detyrim dhe kompetencë që pasi të përfundojnë hetimet të marrin një vendim në bazë të provave të proceduara”.

“KMDLNj-ë kërkon të bëhen hetimet se cilat hallka të zinxhirit institucional përgjegjëse për jetën e të ndjerës H. M  kanë dështuar dhe në përputhje me këtë të merren masa konkrete në bazë të shkallës së përgjegjësisë”.

“KMDLNj-ë konstaton se dhuna ndaj femrave është e shprehur në të gjitha format e saj që nga kërcënimi, shantazhimi, dhuna fizike dhe vrasja”.

“Është një dukuri e dhunës ndaj femrave që bëhet në mënyrë të sofistikuar dhe në bashkërenditje të strukturave të organizuara kriminale me qëllim t’iu merret e drejta e kujdestarisë ndaj fëmijëve, përjashtim nga e drejta për trashëgimi, duke i vendosur femrat në institucionet tepër të mbyllura shëndetësore, kinse për çrregullime të rënda mendore ku informatat janë krejtësisht të mbyllura dhe mbahen  larg nga publiku deri në kohën kur përfundon puna”.

“KMDLNj-ë është duke monitoruar një rast të tillë ku dyshohet se ka shkelje të drejtave të njeriut”.

“KMDLNj-ë vlerëson se po të ishte respektuar dhe mbikëqyrur Urdhëri për mbrojtje do të kishte siguri më të madhe për të ndjerën H. M”.

“Dhe, lëshimi më i madh është bërë për faktin se të dyshuarit nuk i ishte vendosur unaza elektronike, baza juridike për të për të cilën ekziston e që parashihet me Ligj që ishte miratuar para dy vjetëve. Zinxhiri i përgjegjësisë është i gjatë dhe çështja nuk përmbyllet me arrestimin e të dyshuarit për vrasje”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img