2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj: Seancë e kotë për lirimin e Nehat Thaçit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një komunikatë për media thekson se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit nuk do të prodhojë asnjë efekt në dobi të tij, përveç një deklaratë apo rezolute që nuk paraqet asnjë kërcenim për Serbinë, qoftë në planin parandalues për arrestimet e mundshme, e mos të flasim për lirimin e të arrestuarit Thaçi
KMDLNJ thekson se ky rast do të shërbejë për akuza ndaj pozitës nga opozita se nuk ka ndërmarrë asgjë për lirimin e komandantit të Policisë të rajonit të Mitrovicës, ndonëse as opozita, po të ishte në pozitë nuk do të ishte në gjendje të bëjë asgjë.
“Me këtë arrestim Kosova nuk humbë asgjë dhe madje mund të dal fituese nëse arrin të imponojë që në bisedimet e Brukselit të diskutohet për listat sekrete të arrestimeve që Serbia i vë në veprim gjithmonë kur dëshiron të përfitojë nga mjegulla në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Drejtori i Policisë së rajonit të Mitrovicës , Nehat Thaçi është arrestuar nga policia serbe para 12 ditësh në pikëkalimin kufitar në Konçul dhe tash po mbahet i arrestuar në burgun e Nishit. Ndaj tij ka filluar një procedurë gjyqësore para Gjykatës Speciale në Beograd.
KMDLNj thekson se reagimi i institucioneve të Kosovës ishte jo i fort i zëshëm shkaku se fuqia e tyre nuk garanton lirimin e Nehat Thaçit dhe në këtë drejtim janë të pafuqishëm.
Këshilli po ashtu thekson se arrestimi i Thaçit është bërë si baraspeshim i veprimeve për ta parandaluar arrestimin e shovenistit Marko Gjuriq që Kosovën po e shpërfillë deri në turpërim dhe vizitat po i keqpërdorë për shpërndarjen e një fjalori fyes, të ngarkuar me porosi shoveniste dhe destabilizues për marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e Kosovës.
“Realisht, Thaçi duhet të sqarohet për shkuarjen e tij në Serbi aq më parë që një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës nuk mund të shkojë në një shtet tjetër, pa lejen e eprorëve kurse Policia e Kosovës është deklaruar se ky nuk ka qenë në udhëtim zyrtar”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img