1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj kërkon që të trajtohen krimet serbe nga viti 1996

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka thënë se ka qenë pjesë e të gjitha Grupeve Punuese për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, përfshirë edhe këtë të fundit që mori dritën jeshile nga Komisioni për Legjislacion në fillimin e kësaj jave.

“Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë duhet të bëhet, nëse për asgjë tjetër, atëherë të sigurojë ruajtjen e kujtesës historike për periudhën kohore që e trajton”, thuhet në reagimin e këtij Këshilli.

Sipas tyre në planin përmbajtësor edhe Institutet paraprake nuk dallonin nga ky i fundit përveç që tash është me Ligj të veçantë dhe se është në Zyrën e Kryeministrit.

“KMDLNj në të gjitha Grupet Punuese ka kundërshtuar periudhën kohore të trajtimit të rasteve të këtij Instituti dhe jo vetëm në këtë rast, përkatësisht koha nga 1 janari 1998 deri me 31 dhjetor 2000 për faktin se nuk paraqet pasqyrë reale të krimeve të luftës në Kosovë duke bërë përpjekje që krimet ordinere, pas përfundimit të luftës të trajtohen si krime lufte apo krime kundër njerëzimit. Për këtë nuk kemi fare mëdyshje dhe kjo është bërë kryesisht për motive dhe qëllime politike. KMDLNj pati propozuar që, nëse këmbëngulet në zgjatjen e afatit të trajtimit të rasteve deri me 31 dhjetor 2000 , atëherë të trajtohen edhe rastet e krimeve në një afat kohor të njëjtë para vitit 1998, duke filluar nga viti 1996”, thuhet tutje në reagim.

Sipas KMDLNJ-së asnjë qeveri deri tash nuk ka qenë e vullnetshme që të trajtohet vetëm periudha 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, por se ka qenë imponim ndërkombëtar që është konsideruar i pakundërshtueshëm.

KMDLNj nuk sheh si zgjidhje të mirë që ky Institut të jetë si Agjencia e Zyrës së Kryeministrit, por sipas tyre është dashur të jetë një institucion krejtësisht shkencor, i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi politik.

Në këtë reagim thuhet se KMDLNj, është njëra ndër organizatat e rralla që ka ruajtur materialin që ka vlerë të pakundërshtueshme arkivore dhe faktografike, pa të cilin do të ishte e vështirë që në mënyrë objektive të pasqyrohet periudha e shkeljeve të drejtave dhe lirive të njeriut e që përbëjnë kapitullin e krimeve të luftës../Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img