1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

KMDLNj ka kërkuar që Policia e Kosovës të trajtohet në përputhje me mandatin siç thuhet në njoftimin e tyre, si njëra ndër shtyllat kryesore të sigurisë.

Për KMDLNj është kundër çdo logjike që, siç thuhet në njoftim,  policët e Kosovës të mos kenë sigurime shëndetësore dhe jetësore sikur edhe të privohen nga shtesat për rrezikshmëri.

“Për KMDLNj është kundër çdo logjike që policët e Kosovës të mos kenë sigurime shëndetësore dhe jetësore sikur edhe të privohen nga shtesat për rrezikshmëri. Edhe sindikata e Policisë ka pasur kërkesa të ngjashme me KMDLNj- në, si mekanizëm që përfaqëson dhe mbronë interesat e policëve të Kosovës por se këto adresime të drejta dhe të arsyeshme deri më tani janë shpërfillur kryesisht nga të gjitha qeveritë apo janë realizuar vetëm pjesërisht”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj i bën thirrje pozitës dhe opozitës që të angazhohen për përmbushjen e kërkesave të Policisë së Kosovës.

“KMDLNj thërret pozitën dhe opozitën që të angazhohen për përmbushjen e kërkesave të Policisë së Kosovës sepse ky është interes dhe detyrim mbipartiak, në të kundërtën askush nuk do të lirohet nga përgjegjësia që i takon. KMDLNj përkrahë kërkesat e arsyeshme të Policisë së Kosovë pa përmbushjen e të cilave do të jetë e vështirësuar përmbushja e mandatit efektiv që e ka Policia sikur që as shteti nuk do të ketë qëndrueshmëri në mbrojtje të sigurisë dhe rendit kushtetues”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img