KMDLNJ kërkon hetime për kërcënimin që mori Kurti

49
Advertisement
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të hetohet rasti i kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një komunikate, KMDLNJ ka shprehur shqetësim, pasi sipas tyre është rritur numri i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale e që po shkakton pasiguri për të kërcënuarit sikur edhe për opinionin aq më parë që këto raste nuk po zbulohen dhe se edhe në raste kur po zbulohen shqiptimi i masave po jetë në shpërputhje të madhe me pasojat që po i shkakton.
“KMDLNj pret dhe kërkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga Njësia kundër krimeve kibernetike dhe Prokuroria e Shtetit ta hetojnë rastin në mënyrë që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë dhe të pamundësohet hapësira për spekulime apo përfitime politike nga kushdoqoftë që e ka një qëllim të tillë. Policia e Kosovës ka potencial të duhur profesional dhe teknik që të zbulojë adresën nga është dërguar ky kërcënim dhe kërcënimet tjera”, thuhet në komunikatë.
KMDLNj po ashtu ka kërkuar nga të gjitha palët të përmbahen nga deklarimet paragjykuese dhe spekulative e që kanë për qëllim të ushtojnë presion dhe ndikim në opinion, ekskluzivisht për qëllime politike.
“KMDLNj e përkrah plotësisht reagimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila kërkon që t'i mos i bëhet presion gjatë shqyrtimit të rastit të Dekretit të Presidentit për mandatarin e propozuar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Në këtë kontekst për KMDLNj është i papranueshëm dhe absurd çdo kërkesë e zyrtarëve dhe bartës të posteve institucionale për mosrespektim apo mospranim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese , cilido qoftë ai vendim. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe çdo thirrje për kundërshtim, qoftë përmes protestave apo moszbatim është rrezikim i rendit kushtetues në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ.
PostAdssFotoja e reklamës