3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj: Gjykata Speciale s’mund të detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale e cila ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

Sipas këtij këshilli, vendimi i kësaj gjykate e ka bazën e gabuar ligjore sepse, siç thuhet në komunikatën e tyre, në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave.

“Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin Nr. 04/L–054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga Ligji Nr. 04 /L -054”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka thënë se aktualisht s’ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë, siç thanë ata, në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-së.

Ky këshill gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës s’mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.

“Aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK-së dhe, rrjedhimisht për këtë arsye qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me Ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit”.

“Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhërit për dëmshpërblim”, thuhet në komunikatë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img