-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNJ: Gjykata Speciale po shkakton dhunë psikologjike

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut i ka akuzuar Dhomat e Specializuara të Hagës se po shkaktojnë dhunë psikologjike nëpërmjet bastisjeve të paparalajmëruara në Kosovë, duke shtuar se në këtë mënyrë po shënjestrohen kundërshtarët e kësaj gjykate.

Në një komunikatë për media, KMDLNJ-ja ka thënë të hënën se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet me urgjencë të trajtojnë këtë dukuri dhe shpërfilljen që Gjykata Speciale ia bën vendit.

“Realisht, mund të flasim për një dhunë psikologjike dhe pasiguri të shkaktuar për shkak të bastisjeve të paparalajmëruara dhe mbajtja nën presion të personave të bastisur për një kohë të gjatë deri në një vendim të gjykatës. Në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë sikur edhe ata që kanë qenë në marëdhënie të punës te udhëheqësit e UÇK-së dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, në çfarëdo cilësie. Gjithashtu, po shënjestërohen edhe ata që falë postit në të kaluarën e tyre kanë qenë në vende ku ka pasur informata të ndjeshme të cilat GJRS–ë, nën kërcënim për ndjekje penale po mundohet t’i sigurojë nga këta persona të cilët nuk kanë asnjë detyrim të bashkëpunojnë me ZPS-së”, thuhet në reagim.

Sipas Këshillit, injorimi që Gjykata Speciale ia bën Kosovës nuk është regjistruar në asnjë shtet të botës, e kjo “paraqet presedan të rrezikshem të arbitraritetit juridik me qëllim të qartë që të ndërhyjë në probleme dhe procese politike”.

“Për të gjitha këto të bëma të kësaj Gjykate, pasi të largohet mjegulla e dezinformimit, përgjegjësia kryesore do të adresohet te Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e tij për shkak të qëndrimit të tyre oportunist një pjesë e të cilëve është shndërruar në lojtarë aktiv kundër atyre që po gjykohen duke e shpërfillur faktin se kjo, në fund të fundit do t’i adresohet shtetit të Kosovës. KMDLNj-ja i bënë me dije ata që në të ardhmën do të bastisen se nuk kanë asnjë detyrim ligjor të japin fjalëkalimin e telefonave celularë apo pajisjeve tjera elektronike përveç nëse këtë e bëjnë vullnetarisht dhe me pëlqimin e tyre”, thuhet tutje.

KMLDNJ-ja në reagim e ka quajtur raciste Gjykatën Speciale, derisa ka shtuar se gati plotësisht mbështetet në dëshmi serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img