12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Klubi nga Serie A dëshiron t’i bëjë tre shqiptarë bashkë!

Blerim Xhemaili mund t’ju bashkohet Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit në Atalanta

Atalanta mund të bëhet klubi i dytë nga Serie A në të cilin luajnë tre futbollistë shqiptarë, shkruan prishtinapress.eu

Në fakt, klubi nga Bergamo ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar Blerim Xhemaili, i cili pritet të largohet nga Bologna gjatë janarit.

Klubi nga Serie A e sheh përfaqësuesin zviceran si zëvendësues të Pasalicit.

Ndërkohë, Xhemaili mund të bëhet futbollisti i tretë i Atalantas pasi aty momentalisht luajnë dy shqiptarë tjerë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti.

Ndërsa, tek Lazio luajnë Valon Berisha, Thomas Strakosha e Riza Durmishi, e tek Udinese, Valon Behrami.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img