-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Klubi i Al-Ittihad bën gafën e pafalshme gjatë prezantimit të Karim Benzemas

Futbollisti francez Karim Benzema është bërë zyrtarisht lojtar i ri i klubit nga Arabia Saudite – Al-Ittihad, i cili bëri një gabim të madh në Twitter gjatë prezantimit të francezit.

Kështu, Benzema është prezantuar me një video, dhe klubi saudit i njohur si “Tigrat” ka shkruar:

“Një tigër i ri do të ulërijë. Mirësevini në Ittihad. Benzima është këtu”.

Image

Benzima? Gabimi u vu re shpejt, klubi korrigjoi emrin dhe e ripostojë me emrin e saktë të yllit të ri të skuadrës. Por ishte tepër vonë, pasi shumë talleshin me gafën e Al-Ittihad me emrin e shkruar gabimisht të një lojtari kaq të madh.

Francezi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad në vlerën 400 milionë euro, që do të thotë se do të fitojë 200 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, të dyja palët ranë dakord për vazhdimin e mundshëm të bashkëpunimit edhe për një vit shtesë në të njëjtat kushte, nëse është e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img