Site icon PrishtinaPress

Klubi brazilian merr vendim, ia plotëson dëshirën legjendës Pele

Fanella me numrin 10 e Santos do të mbetet në dispozicion të lojtarëve në skuadër. Pas vdekjes së Pele, familja e yllit brazilian i kishte kërkuar klubit që të tërhiqte fanellën me numrin dhjetë.

Presidenti i klubit Andrés Rueda, në përgjigje të kërkesës, kishte pezulluar përkohësisht përdorimin e fanellës, ndërsa priste që vendimi të votohej nga këshilli i klubit.

Por në orët e fundit ka dalë një intervistë e vetë Peles i cili pretendonte se ishte kundër tërheqjes së fanellës.

Për këtë arsye, duke respektuar vullnetin e vetë kampionit, presidenti i Santos ka vendosur t’u lërë në dispozicion lojtarëve të Santos fanellën historike me numrin 10.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare më 29 dhjetor./Prishtinapress/

Exit mobile version