1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kloppi e pranon: Salah nuk duhet të rrëzohet aq lehtë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ai nuk ka folur me sulmuesin e skuadrës së tij, Mohamed Salah, për incidentet e simulimit për penallti, pasi që beson se edhe vet egjiptiani e di se një veprim i tillë ishte i gabuar.

Egjiptiani është akuzuar gjatë kohës së fundit për simulime, pasi i fitoi një numër të madh penalltish pas Krishtlindjeve. Kritikat më të mëdha i ka marrë për një rrëzim gjatë ndeshjen kundër Crystal Palace, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 4:3, transmeton prishtinapress.eu

Gjyqtari i asaj ndeshjeje, Jon Moss, nuk e akordoi një goditje të lirë, mirëpo as nuk i dha vërejtje Salahut për simulim. Ky veprim i gjyqtarit nuk i ndaloi kritikat e tifozëve të futbollit, të cilët e akuzuan Salahun për simulim.

Kloppi e kishte kritikuar Salahun në maj të vitit të kaluar pas një incidenti të ngjashëm, duke thënë se ai nuk dëshiron të shikojë gjëra të tilla nga lojtarët e tij. Megjithatë, kur u pyet këtë herë për incidentin ndaj Crystal Palace, trajneri e bëri të qartë se ai nuk e ka ndierë nevojën të flasë për këtë gjë me Salahun, por as ta mbrojë atë.

“Nëse kjo është situata e parë ku ai u rrëzua në tokë pa penallti, ju flisni për të gjitha incidentet e tjera, gjithashtu. Situatat e tjera (Newcastle, Arsenal, Brighton), nuk kemi për çfarë të flasim, ishin penallti”, ka thënë Klopp.

“Nëse kundër Palace ndodhi për herë të parë, atëherë pse të flasim për këtë gjë? Të gjithë të tjerët e bëjnë këtë gjë herë pas herë dhe askush nuk flet për ta. Kjo është në rregull. Unë nuk kam nevojë të flasë me lojtarët për gjëra kaq të qarta. Edhe vet Salah e di se nuk duhet të rrëzohet në situata të tilla”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img