Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka dërguar një mesazh tifozëve së do të reagojnë pas humbjes shokuese nga Atalanta në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Të Kuqtë u shokuan në mbrëmjen e së enjtes, duke pësuar humbje me rezultat 3-0.
“Ne duhet të reagojmë. 100 për qind, kjo është e qartë. Unë mund ta premtojë atë”, u shpreh Klopp.
Do të mendoj për këtë, kjo nuk është hera e parë që e humbas një ndeshje, fatkeqësisht”.
“Por, po, ne duhet të tregojmë një reagim, mund ta premtojë atë”.