Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka qeshur me sugjerimet se klubi është në garë për të bërë një marrëveshje huazimi për Kylian Mbappe.
Kapiteni i Francës, Mbappe ka qenë subjekt i një oferte rekord botëror prej 259 milionë funtesh nga klubi i Arabisë Saudite, Al Hilal.
Chelsea dhe Barcelona mendohet se janë ndër klubet që përpiqen të bëjnë marrëveshje për Mbappe, i cili raportohet se tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar me Real Madridin në një transferim të lirë dhe për të siguruar një tarifë nënshkrimi prej 160 milion euro.
Anfield është vlerësuar gjithashtu si një destinacion i mundshëm për sezonin e ardhshëm, por Klopp ka qenë i shpejtë për të hedhur ujë të ftohtë mbi këto thashetheme.
“Ne qeshim për këtë. Mund të them se mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, por kushtet financiare nuk na përshtaten aspak. Nuk do të doja ta prishja historinë tani, por me sa di unë, nuk ka asgjë për të. Është e mundur që dikush tjetër nga klubi po përgatit diçka dhe dëshiron të më befasojë… kjo nuk ka ndodhur në tetë vitet që kam qenë këtu. Kjo do të ishte hera e parë.” tha Klopp për Sky Germany.