0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Klopp: Mungesat e Shaqirit? Ja çfarë po ndodh

Xherdan Shaqiri vlerësohej si transferimi më i qëlluar i Liverpoolit në afatin kalimtar veror, kur për 12 milionë euro nga Stoke City kaloi te skuadra nga ‘Anfield Road’.

Shkas për këto vlerësime ishin paraqitjet e mira të lojtarit, sidomos në fitoren e Liverpoolit kundër Manchester United, kur realizoi dy herë, gjë e cila pastaj solli edhe shkarkimin e Jose Mourinhos.

Por, viti 2019 ka parë Shaqirin të qëndrojë një pjesë të madhe në bankinë, dhe Jurgen Klopp në konferencën e fundit për shtyp ka sqaruar situatën.

“Ka të bëjë me situatën tonë në stërvitje dhe atë që nevojitet individualisht për kundërshtarin e ardhshëm. Ne nuk i përmbahemi një formacioni apo një tjetri, por djemtë duhet të tregojnë veten. Kemi luajtur me mjaft ekipe që kanë skuadër të fortë. Jemi siguruar që të kemi formacionin e duhur ndaj tyre”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Shaqiri – Ai kishte një dëmtim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen ndaj Bournemouth në shtëpi. Kishte një dhimbje në shpinë dhe kishte nevojë për pak kohë pushim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img