Site icon PrishtinaPress

Klopp mund të bashkohet me dashurinë e vjetër

Trajneri Jurgen Klopp thuhet se mund të rikthehet në Borussia Dortmund pas largimit nga Liverpooli në fund të sezonit.

Me largimin e Klopp nga posti i trajnerit të Kuqve janë ngritur pikëpyetje se çfarë do të bëjë gjermani pas kësaj, megjithëse ai është zotuar se do të pushojë një vit.

Tani, sipas The Independent, po qarkullojnë thashetheme se Klopp mund të kthehet te Dortmundi në vitin e ardhshëm – ekipi që ai menaxhoi midis 2008-2015.

Miguel Delaney i The Independent ka thënë: “Po flitet gjithnjë e më shumë rreth Dortmundit për kthimin e ish-menaxherit Jurgen Klopp në vitin 2025”.

Ashtu si në Liverpool, ku Klopp fitoi tetë trofe duke përfshirë Premier League dhe Champions League, gjermani shihet si një hero në Dortmund.

Ai udhëhoqi BVB në dy tituj të Bundesligës dhe arriti një finale të Ligës së Kampionëve, përpara se të humbiste ndaj Bayern Munich në Ëembley.

Duke lënë mënjanë spekulimet e transferimeve, Liverpool është në pesë ndeshjet e fundit të epokës së Klopp; duke filluar me një përballje në shtëpi kundër Tottenhamit të dielën në Premier League, e ndjekur nga një udhëtim në Aston Villa më 13 maj.

Exit mobile version