3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Klopp i kënaqur me skuadrën pavarësisht krizës me lëndime

Jurgen Klopp ka dhënë indikacione se ai nuk do të kërkojë askënd gjatë afatit të janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtjeje të Liverpoolit.

Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë Reds me pak opsione për krahun e djathtë të mbrotjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të Crystal Palace dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18 vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë por ju duhet të bëni vendime të momentin kur ato vendime tashmë janë në tavolinë”, tha gjermani, transmeton prishtinapress.eu

“Kjo është arsyeja pse Clyne nuk është me ne më”.

“Në një moment, ne kemi opsione të mjaftrueshme por tani nuk kemi. Kjo do të jetë edhe në ndeshjen tonë të radhës”.

“Me thuani emrin e një lojtari i cili mund të luaj si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img