Milner dhe Can janë duke u rikuperuar me shumë shpejtësi, ata do të jenë gati për finale të Champions League kundër Realit.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se mesfushorët, James Milner dhe Emre Can – do të jenë gati për finalen e 26 majit kundër Realit në Kiev.
Milner mungoi në ndeshjen e fundit kundër Brighton & Hove Albion, kurse Can nuk është paraqitur për “Redsat” që nga 17 marsi.
“James do të kthehet në stërvitje me grupin shumë shpejt, mendoj të shtunën, do të shohim – ndoshta edhe të premten”, tha ai, pasi anglezi po stërvitet aktualisht i veçuar.
“Emre është këtu, kjo është diçka e mirë – ta kesh atë me grupin është gjithmonë mirë, djalosh fantastik. Do të shohim çfarë do të bëjmë me të, duhet ende punë për të bërë, por mirë që tashmë e kemi këtu”.