3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Klopp e vlerëson lartë paraqitjen e jashtëzakonshme të Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar paraqitjen e Xherdan Shaqirit në fitoren ndaj Crvena Zvezdës.

Liverpool shënoi fitore 4:0 në ‘Anfield Road’ në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Paraqitje të mirë për Liverpool në këtë ndeshje pati Xherdan Shaqiri, që regjistroi edhe një asistim te goli i dytë i Salah.

“Plani ishte të sulmonim, sepse s’e dinim se si do të mbroheshin ata. Deshëm të ishim të gjallë në fushë. Kur ndeshja u qetësua pak, ne nisëm të luanim futboll dhe të krijonim raste – ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë”,ka deklaruar Klopp pas ndeshjes.

“Fabinho ishte i mirë nga fillimi. Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”, shtoi trajneri gjerman, derisa lavdonte djalin nga Zhegra

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img