Site icon PrishtinaPress

Klopp buzëqesh më në fund, Thiago dhe Diaz gati për tu kthyer në lojë

Thiago Alcantara dhe Luis Diaz, janë rikthyer në stërvitje dhe është gati për ndeshjen ndaj Arsenalit, liderit të Ligës Premier.

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Barcelonës ka qëndruar rreth dy muaj jashtë për shkak të një dëmtimi në ijë.

Lojtari luajti për herë të fundit për skuadrën e Jurgen Klopp në shkurt, në humbjen 3-0 kundër Wolves.

Pas ribashkimit në stërvitjen e skuadrës së parë gjatë fundjavës, e enjtja shënoi përfshirjen e Thiagos me pjesën tjetër të grupit.

Kthimi i Thiagos mund t’i japë trajnerit gjerman një shtysë për t’i dhënë minuta, pasi mesfusha e Liverpoolit dështoi në përplasjen me Manchester Cityn.

Klopp ka qenë veçanërisht i pafat me dëmtimet e mesfushorëve të tij së fundmi, me Stefan Bajcetic dhe Naby Keita që janë ende jashtë.

Krahas Thiagos, të enjten u kthye në stërvitje të plotë edhe anësori Luis Diaz.

Kolumbiani, i cili nënshkroi për Liverpoolin në janar të vitit 2022, është jashtë fushës që nga tetori për shkak të një dëmtimi të përsëritur në gju.

Ky i fundit kishte hyrë shumë mirë në lojën e Liverpoolit dhe ishte kthyer në një lojtar kryesor. 

Exit mobile version