3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Klitschko i kërkon Perëndimit batanije dhe gjeneratorë: Do të vdesim nga i ftohti

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i është lutur Perëndimit që të dërgojë batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë për t’i kaluar më lehtë stinën e dimrit.

Klitschko tha se vendi i tij ka mbetur keq për shkak të sulmeve të shumta ruse ndaj termocentraleve dhe rrjeti i kryeqytetit po funksionon në “modalitet emergjence”, shkruan Dailymail.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë patjetër një sfidë e madhe për ne”.

“Pa batanije njerëzit në vend do të ngrinin deri në vdekje” tha Klitschko.

Edhe pse Klitschko ka blerë disa gjeneratorë dhe ka marrë 1000 pika ngrohjeje celulare në Kiev, të organizuara me ndihmën e ekipit të tij, frika është ende në rritje pasi moti bëhet më i ftohtë dhe rusët po vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën kryesore.

“Për shkak të mungesës së konsiderueshme të energjisë elektrike, nga 20% në 50%, – sistemi i furnizimit me energji të qytetit po funksionon në gjendje emergjente” tha Klitschko në Telegram.

Në të njëjtin postim, Klitschko konfirmoi raportet nga guvernatori rajonal dhe Ukrenergo, kompania shtetërore e energjisë, se Kievi dhe rajoni përreth do të kenë ndërprerje të vazhdueshme të rrymës në ditët në vijim.

Sulmet ruse kanë lënë të dëmtuar rëndë 40 për qind të infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img