Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, ka vënë gurthemelin e projektit për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë.
Aty pritet të bëhet filtrimi i ujit i cili më pas shkon në fabrikë para se të furnizohen qytetarët.
Projekti kap shifrën e 850 mijë eurove dhe me të parashihet të furnizohen 10 mijë banorë.