Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Gllarevë të Klinës.
Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.