Site icon PrishtinaPress

Klinaku: Deputetët e VV’së po punojnë kundër veteranëve, paralajmëron protesta për pagën minimale

Faton Klinaku që aktualisht është ushtrues detyre i kryetarit në OVL UÇK, njofton se të mërkurën do të paraqitet në komisione paga minimale dhe sipas tij, do të bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët në rritjen e pagës minimale.

 

 

Por në këtë situatë, Klinaku thekson se OVL UÇK do të jetë e gatshme për protesta.

Postimi i tij i plotë:

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, për shkak të partisë apo liderit vazhdojnë që të punojnë kundër interesave të veteranëve.

 

 

Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët. Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë.

Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisionit në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta.

Exit mobile version