Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin në Hagë.
Ai i ka vizituar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerët.
Klinaku tha se ata po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive.
“Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala”, tha ai.