1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku u kërkon veteranëve që nesër të mblidhen masovikisht para Kuvendit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se nesër do të organizojnë një protestë për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta, shkruan Express.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka bërë thirrje që të ketë dalje masive.

“Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.

Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img