Site icon PrishtinaPress

Klinaku: Që nga viti i kaluar nuk kemi kontakt me Kurtin e as me këshilltarin e tij për kategoritë e dala nga lufta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku është deklaruar për media pas takimit që ai ka mbajtur me presidenten Osmani për shkak të përjashtimit të tyre nga Ligji për Pagën Minimale.

“E kishim një takim dhe i paraqitëm të gjitha shqetësimet tona përkitazi me shkelje të ndryshme që vazhdimisht i ka bërë Qeveria e Kosovës dhe i treguam që adresa jonë e fundit ka mbet presidentja për shkak se këto detyra që i ka të përcaktuara me ligj dhe me kushtetutë nuk i ka rregullu kryetari i kuvendit. Ne treguam qysh me ligjet e mëhershme, janë dy ligje në fuqi, fare si organizata të dala nga lufta, nuk kanë konsultuar për ndryshime ligjore gjë që e kanë obligim ligjor dhe nuk na kanë ftuar asnjëherë në dëgjime publike që ti shqyrtojmë dhe të japim propozimet tona dhe të miratohet nga ne.

Kemi pasur protesta qysh në vitin e kaluar, nuk kemi kontakt me kryeministrin Kurti qysh në vitin e kaluar, ne nuk kemi kontakte as me këshilltarin e kryeministri Kurti që është për kategoritë e dala nga lufta. E marrin e keqpërdorin një kafe pse e kom pi para teatrit kombëtar që unë e kom pi shoqërisht sepse kam qenë bashkëluftëtar të luftës… Kjo qeveri dhe ky kuvend nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ne, sepse ne si organizata të dala nga lufta ka edhe shkresa që u kemi dergu dhe nuk na u kanë përgjigj, na vjen mirë që presidentja u përgjigj shpejtë dhe ne i paraqitëm të gjitha shqetësimet tona qoftë si veteranët, familjet e dëshmorëve dhe indivalidëve që kjo qeveri që 2 vjet e gjysmë as protezat nuk ua rregullon.”

Ndërkaq, Jashari tha se kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj Ligjin për pagën minimale.

Exit mobile version