1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku: Poshtërsia tjetër e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës

E lidhur me urdhrin e Gjykatës Speciale që Salih Mustafa të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta ka reaguar Faton klinkaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

 

Klinaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”.

Sipas tij, këto para duhet t’i paguaj gjykata, kjo siç u shpreh ai sepse po i konsideron viktima.

“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img