Site icon PrishtinaPress

Klinaku për ish-kryeprokurorin Jack Smith: Ky monstrum, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se ish kryeprokurori, Jack Smith, i Gjykatës Speciale asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.

Ai thekson se Smith njëjtë sikur UNMIK-u dhe EULEX-u ka bërë padrejtësi për të mos hetuar hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë.

Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë” ka shkruar Klinaku.

Exit mobile version