1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku për dënimin e komandantit “Molla e Kuqe”: Gjykatat tona e të huajat nuk po dënojnë bashkëpunëtorët e armikut

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar sot të akuzuarin Remzi Shala, me nofkën “Molla e Kuqe” më 9 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “krimet e luftës kundër popullsisë civile”

Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” akuzohej se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë H.P nga shtëpia e tij dhe pas disa ditësh trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

Për këtë gjë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se gjykatat në Kosovë dhe ato ndërkombëtare po dënojnëëvetëm pjesëtarët e UÇK-ë dhe jo serbët që dyshohen për krime në luftën e fundit në Kosovë.

“Në çdo luftë çlirimtare në botë është luftuar e luftohet pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Këto gjykatat tona e të huaja, a i ndjekin, gjykojnë e dënojnë ndonjëherë bashkëpunëtorët e armikut, apo vetëm pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, si rasti sot (Remzi Shala). Turp!”, ka shkruar Klinaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img