13.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku për bastisjet e Speciales: Mos lejoni që të preket diçka pa prezencën tuaj, janë në gjendje të ju montojnë prova

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka reaguar ndaj bastisjeve të ZPS-në në zyrat e tyre më 25 shtator 2020, duke thënë se kur ka shku për me marrë pjesë gjatë aksionit ka kërkuar nga udhëheqësja e operacionit Zdenka Pumper që t’i nxjerr policët nga zyrat tona e të dalin në korridor.

Klinaku ka thënë se këtë e ka bërë duke i thënë se kemi përvoja të hidhura që nga koha e Jugosllavisë kur njerëzve u janë montuar prova.

“Të gjithëve ju kujtohen bastisjet e zyrave të OVL UÇK-së nga ana e ZPS-së më 25 shtator 2020. Kur kam shkuar për të marrë pjesë, apo për të qenë prezent gjatë bastisjeve e kontrollit, puna e parë që e kam bërë është që kam kërkuar nga udhëheqësja e operacionit Zdenka Pumper që t’i nxjerr policët nga zyrat tona e të dalin në korridor, duke i thënë se kemi përvoja të hidhura që nga koha e jugosllavisë kur njerëzve u janë montuar prova, dhe puna e dytë që e kam bërë ka qenë se kam kërkuar urdhëresën e bastisje

Klinaku ka bërë të ditur se gjatë bastisjeve nuk ka lejuar që të preket asnjë letër pa qenë aty afër.

“Kur kanë filluar bastisjet e kontrolli, nuk kam lejuar që të preket asnjë letër pa qenë unë afër gjysmë metre aty që të shoh se çfarë po preket. Poashtu në fund kur kam nënshkruar procesverbalin e përfundimit të bastisjes, e kam cekur në vërejtje se nuk jap llogari se çfarë është bërë rreth 1 orë e gjysmë përpara sa nuk isha unë prezent aty. Prandaj, secili nga ju që mund të jeni cak i bastisjeve apo kontrollit të tyre, mos lejoni që të preket diçka pa prezencën tuaj, sepse ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale.” – ka shkruar Klinaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img