-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku (OVL-UÇK), thotë se Kusari-Lila dhe Simiq mund ta dinë vendndodhjen e Radoiçiqit

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL UÇK, ka thënë se pas përgjimeve të fundit prokuroria duhet të nis hetime ndaj shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic nga Lista Serbe.

Në përgjime janë përmendur edhe veteranët e UÇK-së rreth përfshirjes apo jo të tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

”Rezistenca e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, për ta mbrojtur një të drejtë të garantuar me ligj, ishte legjitime. Prandaj, vitin e kaluar kishim kontakte me grupe parlamentare në opozitë e edhe pakicave në pozitë (pos listës serbe), përmes të cilave takime kishim një lloj garance se ligji që i heq veteranët nga paga minimale nuk do të kalojë“.

”Sipas asaj që ne e dinim, qeveria e kishte të vetmen mundësi që të bashkëpunonte dhe të bashkërendonte votimin me listën serbe, e që për ne atëherë kjo ishte e pamoralshme dhe e pakuptueshme, por kjo gjë ka ndodhur atëherë, e që ne vazhdimisht e kemi thënë publikisht e që tash po dëshmohet edhe me përgjime”.

”Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img