Site icon PrishtinaPress

Klinaku në Hagë, nesër i takon Haradinajn e Gucatin dhe ish-presidentin Thaçi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vizituar sot Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhe Kadri Veselin, të cilët po mbahen në Hagë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se prapa dyerve të Gjykatës Speciale, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Të dielën, Klinaku do t’i vizitojë edhe Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version