Site icon PrishtinaPress

Klinaku: Kurti mashtrues, nga njëra anë kinse i vë kusht Serbisë për Radojiçiqin, në anën tjetër koordinoheshin kundër veteranëve

Pas takimit të dështuar në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq dhe kushteve të vendosura nga pala kosovare, ka ardhur një reagim nga OVL-UÇK.

Faton Klinaku e ka quajtur mashtrues Kurtin pasi sipas tij nga njëra anë kinse i vendos kusht Serbisë për dorëzimin e Radojiçiq dhe nga ana tjetër kordinoheshin me të për veteranët e luftës.

“Kryeministri mashtrues, Albin Kurti, në njërën anë kinse i vë kusht Serbisë për dorëzimin e kriminelit Radojçiq, e në anën tjetër koordinoheshin me të kundër veteranëve të luftës së UÇK, por edhe në anën tjetër javën tjetër zëvendësi i tij takohet javën tjetër pa kushte me Serbinë” shkruan Klinaku

Exit mobile version