Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, e ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj protestave.
Këtë herë ai iu referua protestës së gazetarëve në mbështetje të Klan Kosovës e cila do të mbahet sot.
“Çfarë zori ka pushteti që e pengojnë edhe protestat! Bash kur e shihni duke bërë thirrje për mospjesëmarrje në protestë, ju duhet të dilni sa më shumë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
“Pushtetet i kemi të ndara, e nuk jemi në diktaturë”.
“Çështja Klan Kosova zgjidhet në gjykatë, e aq më keq të vendosë një ministre që duhet të hetohet për korrupsion, siç është ai me vajin”.