0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku kritika institucioneve për mosreagim në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosinteresim në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Sipas tij, neglizhente po tregohet edhe Kuvendi i Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Klinaku ka folur edhe për dorëheqjen e ish-kryeprokurorit të Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith.

Duke folur për mbajtjen në paraburgim të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Klinaku thotë se ata vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë. Ndërsa thotë se nuk presin diçka konkrete nga vendimi i Apelit.

“Kontakt kam të vazhdueshme, kjo bëhet vetëm kur ata më thërrasin, së paku një herë në javë flas me ta, mirë janë po presin që pasi u shqyrtua e u mbaj seanca në Gjykatën e Apelit që të merret vendimi e të përmirësohet vendimi, sepse ata janë duke u mbajtur pengje atje për disa gjëra që do duhej prokurorët e asaj Gjykate të përballeshin me drejtësinë për skandalet apo dokumentacionet që u kanë dalë nga zyrat e tyre”, thotë Klinaku.

“Duke i parë padrejtësitë që janë duke u mbajt qoftë në paraburgim e nuk lëshohen për t’u mbrojt në liri edhe qoftë edhe në të drejtat elementare të njeriut që është iu shkelet, për shkak se kjo Gjykatë po i shkel edhe ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe aty këtu ad-hoc i bëjnë rregulloret dhe ligjet që iu konvenon atyre. Mirë është, ka pas operacione, mirë i ka kaluar”, u shpreh Klinaku.

Klinaku u shpreh se mosinteresimi i institucioneve të Kosovës, po i dëmton ish-krerët në Hagë. Ai ka thënë se legjislativi do duhej të merrte masa ndaj kësaj gjykatë, për siç ka thënë shkeljeve në procedura.

“Absolut kurrfarë interesimi Qeveria e Kosovës nuk ka, përpos Ministria e Drejtësisë e cila i kryen pagesat që i kanë me udhëzime administrative, interesim tjetër nuk kemi parë, por nuk është çështja vetëm te Qeveria e tashme por edhe Kuvendi i Kosovës do duhej të merrte masa diçka ndaj kësaj gjykate për shkak të shkeljes së të gjitha të drejtave që i kanë ata, sepse një organ siç është Kuvendi që e ka miratuar një gjykatë të tillë dhe të mos të ketë mbikëqyrje, është absurditetet”, u shpreh Klinaku.

Sipas Klinaku, ndërtimi i aktakuzës e deri te marrja në pyetje të dëshmitarëve është bërë me ndihmën e Shërbimit sekret serb. Ai thotë se edhe dorëheqja e ish-kryeprokurorit është skandaloze, teksa kritikon edhe institucionet për mosreagim në këtë rast.

“Nuk presim mirë nga kjo gjykatë, ne çdo herë e kemi thënë se edhe para se të themelohej por edhe pasi që është themeluar, se kjo gjykatë është politike dhe edhe vendimi që do ta marrë, natyrisht se siç ata e mendojnë dhe siç e dëshirojnë ata. Pra gjithmonë do të ketë ndikime kjo gjykatë. Skandali i radhës është që një prokuror që e ka ngrit një aktakuzë dhe të ikë nga ajo, dhe e kemi thënë vazhdimisht që edhe rrjedhja e atyre dokumentacioneve, e kemi ditë që këta kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me shërbimin sekret serb, dhe të gjitha ato aktakuza që i kanë ngrit, janë akuza mbi bazë të shpifjeve që i kanë bërë njerëzit dhe Serbia”, u shpreh Klinaku për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img