Site icon PrishtinaPress

Klinaku: Koordinimi i VV-së me kriminelin Radojiçiq po dëshmohet vazhdimisht

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se koordinimi i VV-së me kriminelin Milan Radojiçiq po dëshmohet vazhdimisht.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur protestat e veteranëve të UÇK-së.

“Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën.” – ka thënë Klinaku.

Tutje, ai ka shtuar:

“Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”.

Exit mobile version