Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reagojë lidhur me vrasjet e anëtarëve të saj të cilat po përmenden gjatë procesit gjyqësorë që po mbahet në Hagë.
Klinaku thotë se LDK-ja, edhe për hir të anëtarësisë së vet, nuk guxon ta lejojë stigmatizimin e LDK-së deri në atë masë sa dikush atë ta barazojë me kolaboracionistët.
‘Do të kishte qenë mirë për LDK-në, për UÇK-në e për krejt Kosovën që LDK-ja t’i reagonte publikisht Gjykatës Speciale për akuzën se dikush dikë e paska vra vetëm pse ka qenë në LDK!Po të ishte kjo e vërtetë, Kosova do të shndërrohej në një kasaphanë! Paramendojeni faktin se për kohën që flet akuza shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK! Pastaj, jo pak anëtarë të LDK-së kanë qenë njëkohësisht edhe pjesëtarë të UÇK-së! Si mund të anashkalohen këto fakte?!LDK-ja, edhe për hir të anëtarësisë së vet, nuk guxon ta lejojë stigmatizimin e LDK-së deri në atë masë sa dikush atë ta barazojë me kolaboracionistët’’, është shprehur Klianku.
Sot ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i dytë i Prokurorisë në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka konfirmuar se ka qenë pjesë e LDK-së dhe UÇK-së./PrishtinaPress/