Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, njëri nga aktivistët shumëvjeçar të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Avni Klinaku, ka folur për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi bënte pjesë në grupin e pakënaqur të Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke treguar se si pasojë e kësaj filloi edhe krijimi i një organizate tjetër, që ishte UÇK‘ja.
Klinaku, si pjesë e LPK’së në fillim të veprimtarisë së tij, ka treguar si cilët, sipas tij, janë emrat e parë dhe më të rëndësishëm të UÇK‘së.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj, ndiqeni videon e mëposhtme: