Site icon PrishtinaPress

Klinaku i OVL-UÇK-së: Nuk e di që Driton Goxhaj është veteran

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nuk e di nëse Driton Goxhaj, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Specilae pë pengim të drejtësisë, është veteran i luftës së UÇK-së dhe se i njëjti nuk ka aplikuar për këtë status.

“Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë’.

Klinaku përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reagimin e tij lidhur me arrestimin e Goxhaj, e ka bërë ndaj Gjykatës Speciale.

Klinaku tutje ka pohuar se që arrestimi i tij është bërë padrejtësisht me akuza sikurse të Haradinajt e Gucatit.

“Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”.

 

Exit mobile version