1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku i kundërpërgjigjet kryeprokruorit të Speciales: Ke filluar t’i zgjerosh armiqtë, s’mund ta mbyllim gojën

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes për mbrojtje në liri.

Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.

Kjo deklaratë e Klinakut të Veteranëve bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar, e që sipas tij rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.

E kësaj, deklarate i është kundërpërgjigjur Faton Klinaku. Në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka thënë se nuk mund ta mbyllim gojën dhe “Liria ka emrin UÇK, e krimi ka emrin Serbi”.

Postimi i plotë i Klinakut:

Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”.

E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.

Por çfarë shkruan në dokumentin e Gjykatës Speciale, në argumentet e prokurorit për Klinakun?

“Më 4 qershor të vitit 2021, Faton Klinaku, kryetari në detyrë i Veteranëve, një organizatë e përbërë nga ish-vartës të të akuzuarve me një anëtarësi solide prej mbi 40 mijë ka dhënë një intervistë në të cilën premtoi se do të publikojë dokumente konfidenciale të Dhomave të Specializuara nëse i bien në dorë. Kjo është e jashtëzakonshme, duke vënë në spikamë se z. Klinaku është kryetar në detyrë, sepse kryetari i mëparshëm dhe nënkryetari i Veteranëve të UÇK’së po ndiqen penalisht në Dhomat e Specializuara për sjellje identike”, shkruhet në dokument.

Pjesë nga Dokumenti i Prokurorisë Speciale


Smith këtë e sheh si gatishmëri të “përkrahësve të akuzuarit (Kadri Veseli) që të pengojnë procesin”.

Kryeprokurori Smith ka përmendur edhe fushatën “Liria ka emër, UÇK”, që sipas tij ka bërë jehonë kohëve të fundit, teksa thotë se është e provuar që Kadri Veseli ka ndikim tek ish-vartësit dhe përkrahësit.

“Fushata ka qenë shumë e zëshme në muajt e fundit, duke demonstruar një rrjet konkret dhe aktiv mbështetës për të akuzuarin”, thuhet në dokumentin e Prokurorit Smith.

Smith ka listuar edhe një varg argumentesh të tjera, se pse Kadri Veselit duhet t’i vazhdohet paraburgimi.

Ndërkohë ka përmendur edhe vizitën në Kosovë me rastin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të Kadri Veselit. Smith ka potencuar se duhet të theksohet sjellja shembullore e Kadri Veselit, megjithatë thotë se ky detaj nuk ndryshon nivelin e rrezikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img