Ushruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së Faton Klinaku, ka njoftuar se ish-nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Klinaku tha se Haradinaj, ka mbërritur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës.
“Pas një hidhërimi në rastin e Calit, vjen një lajm gëzimi. Sapo mbërriu në Gjakovë shoku Nasim Haradinaj”, tha Klinaku.