Site icon PrishtinaPress

Klinaku e ri përsërit deklaratën e tij për vrasjen e Kurtit: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?

Ka reaguar sërish ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka ripërsëritur deklaratën e tij rreth vrasjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Kësaj here Klinaku u kap me mediat që raportuan për statusin e tij të publikuar në Facebook.

Fillimisht Klinaku tregoi një bisedë që e ka pasur me votuesin e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, ndërsa ai iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Kjo deklaratë e tij, ngjalli reagime të shumta. Pas publikimit të kësaj bisede Klinaku u kap me mediat.

Kësaj here ai ka vendosur të pyes për vlerat e Albin Kurtit në krahasim me shtetin e Kosovës.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar Klinaku

Nuk mjaftoi me kaq. Klinaku ka ripërsëritur deklaratën e tij skandaloze rreth vrasjes së Kurtit.

“Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm:”Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova””

 

Exit mobile version